Gjykata e Apelit në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Eulex-it për paraburgimin e tij�" />

Arestohet Azem Syla, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Arestohet Azem Syla, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Azem Syla është arrestuar sot gjatë ditës pasi që Gjykata e Apelit në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Eulex-it për paraburgimin e tij në rastin e njohur si “Toka”, me arsyetimin se ka bërë përpjeje për të ndikuar në dëshmitarin e mbrojtur.

Sylës i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej dy muajsh.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Sylës, Tomë Gashi përmes Facebook, i cili thotë se klienti i tij ishte liruar dy herë nga paraburgimi, heren e fundit më 17 shtator.

Gashi arrestimin e Sylës e lidhë me pritjen e fillimit të Gjykatës Speciale në Hagë, “ku një prej arsyjeve të formit të kësaj Gjykate kaq kundërthënëse është edhe kinse pamundësia e mbrojtjës efektive të dëshmitarëve në Kosovë në çështje të profilit të lartë”.

“Aty ku një rast si rasti i z.Azem Sylës përdoret për të arsyetuar rast të tjera në të ardhmën kjo nuk quhet drejtësi por poltikë”, shkruan Gashi.

Syla fillimisht ishte arrestuar në muajin prill bashkë me grupin prej 52 personave dyshohen për tjetërsim të pronave në Çagllavicë dhe Llapnasellë.

Ai u lirua me 30 gusht për u arrestua përsëri javën e kaluar me dyshimin se ka ndikuar te një dëshmitar i mbrojtur, rrëfimin e së cilit e kishte sjellë Insajderi ditën e arrestimit të Sylës.  /Insajderi.com