Azem Syla transferohet në burgun e Dyzit

Azem Syla transferohet në burgun e Dyzit

Pas qëndrimit disa ditorë në Qendrën Klinike Univeritaret të Kosovës, Azem Syla të hënën mbrëma është transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.

Avokati i Sylës Tomë Gashi, e konfirmoj lajmin duke thënë se klientit të tij  ishin caktuar kontrollet mjekësore para se të shqiptohej masa e paraburgimit me 23 shtator.

Sipas Gashit gjendja shëndetësore e Sylës është stabile.

“Dhe ai nesër më 28.09.2016 do të marrë pjesë në seancën gjyqësore në Pallatin e Drejtësisë, ashtu siç ka marrur pjesë në seancat e deritanishme të Hetuesisë së veçantë”, tha Gashi.

Azem Syla ishte arrestuar javën e kaluar për herë të dytë pasi që Gjykata e Apelit në Prishtinë e kishte aprovuar kërkesën e Prokurorit të Eulex-it për paraburgimin e tij në rastin e njohur si “Toka”, me arsyetimin se ka bërë përpjekje për të ndikuar në dëshmitarin e mbrojtur. /Insajderi.com