Avokati tregon për çfarë akuzohet Nehat Thaçi

Nehat Thaqi, drejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, ka hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe akuzat se ishte përgjegjës për dëbimin e një familjeje serbe, për të cilën avokati i tij Sead Spanhoviç thotë se nuk ka prova.

Avokati tregon për çfarë akuzohet Nehat Thaçi

Ai ishte akuzuar nga prokuroria serbe në Nish se ka dëbuar familjen Milivojeviç nga fshati i Lipjanit më 1 korrik të vitit 1999.

Avokati i tij në Beograd, Sead Spanhovic ka thënë për median serbe “Blic.rs” se Avokati i tij në Beograd Sead Spahović thotë për “Blic” se Thaçi dëgjuar vetëm 15 ditë pas arrestimit të tij, dhe kjo ishte e papranueshme, transmeton Gazeta Express.

“Nuk ka asnjë dëshmi se ai nuk iu është përgjigjur thirrjes së gjykatës serbe. Gjykata nuk e thirri atë asnjëherë të dëshmoi mbi akuzat dhe policinë në vitin 1999. Këto janë akuza të vjetra nga të cilat shumë shqiptarë janë akuzuar për terrorizëm, mirëpo pa prova. Në besojmë se ai u arrestua në mënyrë të paligjshme”, ka thënë avokati i tij, Spahovic.

Avokati bën me dije se Thaqi po mbahet në paraburgim me vendim të Gjykatës Speciale, mirëpo thotë se nesër do të parashtrojë kërkesë për heqjen e këtij vendimi.

“Unë nuk e di kush janë dëshmitarët. Do të ishte mirë që dëshmitarët të jenë anëtarët e familjes Milivojevic”, thotë Spahovic.

Avokati i Thaqit mohoi se klienti i tij ka qenë anëtar i UÇK-së, duke shtuar se emri i tij nuk ishte në listën e anëtarëve të UÇK-së të cilën e posedojnë hetuesit serbë.