Grabovcit i propozohet të bëhet dëshmitar bashkëpunues kundër shefave të tij 

“Tash kur shokët e kanë braktisur dhe e kanë lënë në mëshirën e fatit, Grabovcit duhet t'i ipet mundësia të bëhet dëshmitar bashkëpunëtor. Të gjithë e dijmë se Grabovci nuk është ‘shefi i shefave’. Kjo është qasja që duhet të ndiqet nga Prokuroria e Shtetit nëse me të vërtetë synohet të hetohet kapja e shtetit”, ka shkruar Pallaska.

Grabovcit i propozohet të bëhet dëshmitar bashkëpunues kundër shefave të tij 

Për avokatin e njohur kosovar Dastid Pallaska, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, i cili gjatë paradites të së mërkurës u paraqit në Prokurorinë Speciale të Kosovës për t’u marrë në pyetje mbi “Dosjen e Shefave”, nuk është brengosur vetëm “për faktin që po ballafaqohet me drejtësinë”.

Përtej kësaj, Pallaska ka dhënë një ide, mbi atë sesi Grabovci duhet trajtohet nga drejtësia kosovare.

Sipas Pallaskës Grabovci, duhet të bëhet dëshmitar i mbrojtur.

“Tash kur shokët e kanë braktisur dhe e kanë lënë në mëshirën e fatit, Grabovcit duhet t’i ipet mundësia të bëhet dëshmitar bashkëpunëtor. Të gjithë e dijmë se Grabovci nuk është ‘shefi i shefave’. Kjo është qasja që duhet të ndiqet nga Prokuroria e Shtetit nëse me të vërtetë synohet të hetohet kapja e shtetit”, ka shkruar Pallaska.

Grabovci: Në prokurori erdha për të bërë disa emërime

Sipas avokatit kosovar brenga më e madhe e Grabovcit, “duhet të jetë që drejtësinë mund t’ia ndajnë po ato kuadro që i vendosi ai me shokë në sistem të drejtësisë, dhe jo vetëm”.

“Grabovci e di se çfarë drejtësie mund të pres nga këto kuadro tash që ka rënë nga pushteti dhe që shokët e tij po e përdorin si ‘shembull’ i ‘luftës kundër korrupsionit’”, ka shkruar Pallaska.

Grabovci kërkon llogari nga prokuroria se pse nuk u shkatërruan përgjimet

Për Pallaskën, “sado absurde që mund të tingëllojë”, Grabovci duhet të ketë vetëm një dëshirë: të gjykohet drejtë.

“Në shtetin e kapur që e ka krijuar ai me shokët e tij, gjykimi i drejtë është padyshim një dukuri deficitare”, ka shkruar Pallaska./Insajderi.com

Suspendohen tre policë që nuk e kontrolluan veturën e Adem Grabovcit