Avokati i Limajt: Është e vështirë të fshehësh një gënjeshtër në sallë të gjykatës

24.11.2017 16:44
Avokati i Limajt: Është e vështirë të fshehësh një gënjeshtër në sallë të gjykatës

Kharim Khan, avokati i ish ministrit të Transportit dhe telekomunikacionit, Fatmir Limaj, tha sot se është i lumtur që klienti i tij u shpall i pafajshëm në akuzat për të cilat ngarkohej.

“Sot e vërteta u tha. Çdo i akuzuar u gjet i pafajshëm në secilën pikë të akuzës. Arsyeja se pse unë besoj në ligj është se në shumicën e rasteve, pavarësisht politikës apo ndonjë motivi tjetër, është shumë e vështirë të fshehësh një gënjeshtër në sallë të gjykatës”, tha Khan.

Limaj dhe të gjithë të akuzuarit tjerë në rastin MTPT u shpallën të pafajshëm në akuzat për korrupsion.

“Ka pasur dhembje dhe stres, jo vetëm për Limajn e djalin e tij, por edhe për vajzat, familjen e shokët. Por pas gjithë kësaj, është një lehtësim që emrat u janë pastruar”, tha Khan.

Ndërsa prokurori i rastit Charles Hardaway nuk ka specifikuar nëse do ta apelojë verdiktin e sotëm të gjykatës.