Avokati i Frashër Krasniqit reagon ndaj vendimit të Prokurorisë

Avokati i Frashër Krasniqit reagon ndaj vendimit të Prokurorisë

Avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi ka thënë se nuk kishte asnjë arsye që klientit të tij t’i caktohej masa e paraburgimit prej 48 orëve, pasi e sulmoi të premtën deputetin e NISMA-s, Milaim Zeka.

Gashi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se rasti do të duhej të procedohej në Gjykatë me procedurë të rregullt, raporton Insajderi. Avokati i deputetit të VV-së është shprehur i bindur për këtë, dhe ka kritikuar prokurorinë.

“Besoi se nuk ka qenë fare e nevojshme masa e arrestit ndaj Deputetit Krasniqi pasi që çdo gjë ka qenë live në televizion dhe çdo gjë është lehtë e vërtetueshme se cka ka ndodhur, sido të jetë jemi në pritje të seancës në gjykatë ku do të vendoset për këtë çeshtje se a do te lirohet deputeti Krasniqi”, ka thënë Gashi.

Avokati i Frashër Krasniqit ka thënë se beson që nuk ekziston “asnjë arsye ligjore për ndalimin e tij [Frashër Krasniqit v.j] nuk ekziston dhe rasti do të duhej të procedohet në gjykatë në procedur te rregullt”.

“Kemi të bejmë me lëndime të lehta dhe arrestimi eshte masë tepërt e ashpër për kësi rastesh”, ka thënë Tomë Gashi. /Insajderi.com