Avokati i Adem Grabovcit këshilltar i ministres së Drejtësisë

Në të njëjtën kohë që do të drejtojë procesin gjyqësor kundër gazetës Insajderi të nisur nga deputeti Adem Grabovci, avokati i tij, Florent Latifi do të këshillojë nga afër ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha. “Do të merrem me gjykatat dhe prokurorinë”, ka thënë avokati teksa ka konfirmuar ftesën e ministres.

Avokati i Adem Grabovcit këshilltar i ministres së Drejtësisë

Ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha ka emëruar për këshilltar të saj, avokatin e Adem Grabovcin, Florent Latifin.

Latifi përfaqëson Grabovcin në rastin gjyqësor, kundër Insajderit.

Avokati Latifi ka punuar një kohë të gjatë si gjyqtarë në departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ai është larguar nga kjo pozitë disa muaj më herët, për të punuar si avokat.

Vet Latifi e ka konfirmuar për Insajderin këtë lajm.

Fillimisht ka thënë se është bashkëpunëtor i jashtëm i ministres Hoxha.

“Bashkëpunëtorë i saj i jashtëm, nuk jam me pagë”, ka thënë Latifi.

Më pas ka thënë se ende është e paqartë se cila do të jetë angazhimi i tij, por pas insistimit të Insajderit nëse do të jetë apo jo pjesë e ekipit të këshilltarëve të ministres, Latifi e ka pranuar.

“Po do të jem pjesë e ekipit të këshilltarëve të ministres, dhe do ta këshilloj lidhur me gjykatat dhe prokurorisë”, ka thënë Latifi për Insajderin.

Ka thënë se nuk e sheh problem faktin se në të njëjtën kohë që do të këshillojë ministren për gjykatat do të jetë edhe avokat do të fakti se ai mbrojë deputetin Adem Grabovci, në rastin kundër Insajderit.

Ndaj Grabovcit, Prokuroria Speciale ka nisur hetimet kundër tij dhe personave tjerë të përfshirë në përgjimet, Dosja e Shefave.

“Nuk e shoh si problem punën e Grabovcit. Unë jam avokat puna ime është kjo. Dhe çështja me ministren Hoxha ka qenë shumë më herët e biseduar”, ka thënë Latifi.

Latifi bëhet pjesë e ekipit të ministres Hoxha, disa ditë shkarkoi nga detyra, këshilltarin e saj, Remzi Potoku, pak orë pasi ka pranuar pyetjet e Insajderit rreth akuzave për vepër penale që rëndojnë mbi të. Potoku, është i akuzuar për “pengim i të provuarit”, pasi ka provuar të ndikojë tek një dëshmitare – viktimë e trafikimit që të ndryshojë dëshminë kundër vëllait të tij, i akuzuar për prostitucion./Insajderi.com

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]