Avioni i Elvis Presley-t shitet përtej çmimit të ankandit

Avioni i Elvis Presley-t shitet përtej çmimit të ankandit

Avioni privat i këngëtarit të njohur Eliv Presley, u shit për 430 mijë dollarë në një ankand në Kaliforni.

Aeroplani i yllit të Rock and Rolli-it, u sit pasi që qëndroi në një pistë të vogël aeroplanësh në Roswell të New Mexico për 30 vjet.

Shtëpia e ankandit ka treguar se pjesët e brendshme të aeroplanit ishin të dizajnuara me porosi nga Elvis Presley. Ato ishin me punime me ari, dru, qilim të kuq, me të vërtet një fron i përshtatshëm për një mbret, shkruan Yahoo News.

Blerësi nuk u zbulua në lajmin e publikuar në faqen e internetit të firmës, ndërsa ankandistja, Brigitte Kruse tha se nuk mund të japë informacion të menjëhershëm rreth blerësit ose planeve të tij për avionin.

Avioni po ashtu është  me ngjyrë të kuqe i vitit 1962 i tipit Lockheed Jetstar dhe nuk ka motor dhe ka nevojë për një restaurim të kabinave të saj./Insajderi.com