Avioni dështon në ulje për shkak të erës së fortë [Video]

Avioni dështon në ulje për shkak të erës së fortë [Video]

Në internet është bërë shumë shpejt virale, videoja ku tregon momente të tmerrshme nga një tentativë e dështuar ulje e një “Boeing 777”.

Siç shihet edhe nga pamjet, avioni gjigant, i cili mund të mbajë deri në 396 pasagjerë, tentoi të ulet në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit, por tentativa e parë e tij dështoi për shkak të erës së fortë.

Në video duket qartë lëkundja e madhe që pëson avion shumë pranë pistës, ku në momentin e fundit, piloti vendos të ngrihet sërish, transmeton shekulli. Pasi kanë kaluar 10 minuta, ai rikthehet në pistë dhe këtë herë ulja është e suksesshme.

https://www.youtube.com/watch?v=GKr_V9W94wY