Avioni bie mbi një shtëpi, 10 veta mbeten të vdekur

Avioni bie mbi një shtëpi, 10 veta mbeten të vdekur

Një avion i vogël i pasagjerëve, me pesë njerëz në bord është rrëzuar mbi një shtëpi, vetëm pak kohë pasi ishte nisur nga Manila, në Filipine, duke vrarë të pesë njerëzit në bord dhe pesë persona të tjerë në tokë, kanë thënë zyrtarët.

Avioni i tipit Piper-23 Apache u nis nga aeroporti në qytetin Plardile, është rrëzuar mbi një shtëpi, kanë njftuar autoritetet e avioacionit në Filipine.

Edhe dy persona janë lënduar, si pasojë e djegjes së pjesëve të avionit pas rrëzimit.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të këtij avioni.