Avdullah Hasani dekoron Labinot Tahirin

Avdullah Hasani dekoron Labinot Tahirin

Këngëtari dhe anëtari i partisë së Behxhet Pacollit, Labinot Tahiri, do të dekorohet me medaljen e parë të meritave të ndarë nga Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës, drejtuar nga Avdullah Hasani.

Ceremonia e ndarjes së medaljes do të zhvillohet të enjten në mesditë, në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës.

Sipas një njoftimi për media të lëshuar nga Zyra e Rinisë Evropiane në Kosovë, thuhet se medalja e parë e meritave e ndarë nga KREK në Kosovë, shkon për promovimin e qytetarisë aktive dhe humanizmit” të Labinot Tahirit.

Folk këngëtari Labinot Tahiri, bëri bujë mediale me aksionet e tij humanitare gjatë vitit të kaluar dhe shfaqi në ndërkohë haptas dëshirën e tij për inkuadrim në politikë.

Aktivitetin e tij humanitar ia ndaloj shteti, që e kushtëzoi Tahirin që të hap një fondacion, nëse dëshiron të zhvillojë aktivitete humanitare./Insajderi.com