Avdijaj: Ne jemi ekip i ri, Islanda është ekip ekspert

Avdijaj: Ne jemi ekip i ri, Islanda është ekip ekspert

Sulmues i Kosovës, Donis Avdijaj ka folur pas ndeshjes kualifikuese Kosovë-Islandë.

Kosova ka humbur në përballjen e saj me Islandën me rezultat 2-1, teksa në këtë takim debutoi edhe sulmuesi i talentuar i Schalkes, Avdijaj, i cili është i lumtur me debutimin, por jo edhe me humbjen.

“U kënaqa sonte me debutimin. Gjithmonë njeriu kënaqet kur luan për vendin e tij”, ka thënë fillimisht

“Na e kemi udhëheq lojën, Islanda i ka bo vetëm 2-3 raste dhe ka shënuar me gabime tonat, na ka thye qafen”, ka thënë Avdijaj.

“Ne jemi ekip i ri, ku tre futbollistë debutuam sonte, ndërsa Islanda një ekip ekspert. Por jemi lojtar të rinj, dhe besoj që me kohë do të komponohemi”, përfundoi sulmuesi i Kosovës. /Insajderi.com