Autori i “tetë librave” në Drenas jep dorëheqje nga LDK-ja

01.08.2017 23:05
Autori i “tetë librave” në Drenas jep dorëheqje nga LDK-ja

Një nga anëtarët më të moçëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në rajonin që njihet si bastion i Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Izet Avdyli ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Ai këtë lajm e ka bërë publik përmes llogarisë së tij në Facebook, ku sqaron se dorëheqjen e tij e ofron pasi nuk është i kënaqur me situatën e krijuar në Degën e LDK-së në Drenas, raporton Insajderi.

Ai ka thënë se kjo dorëheqje vjen pas “sjelljes despotike të kryetarit të Degës dhe përçarjet në kryesi”.

Madje në fund të postimit, Avdyli ka dhënë edhe tri informacione sipas tij të rëndësishme, se ka qenë veprimtar i LDK-së që nga themelimi në Drenas, master i arkivistikës dhe autor i tetë librave.

Ja arsyetimi i plotë i Avdylit:

“Sjellja autokratike e kryetarit të Degës i cili për dy vite të mandatit të tij nuk ka mbajtur asnjë takim me kryetarë të Nëndegëve. Rezultatet e dobëta në zgjedhjet për kryetar të Komunës 2016 dhe zgjedhje e përgjithshme 2017 (më të dobëta se zgjedhjet paraprake)Refuzimi i raportimit financiar për zgjedhjet për kryetar komune.Refuzimi i raportimit për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe analiza e zgjedhjeve.Refuzimi i kërkeses së delegatëve për mbajtje të Kuvendit të punës. Mosreagimi ndaj vendosjes posterit të kandidatit të PDK -së në ndërtesen e tij. Mosvendosja e asnjë posteri në Drenas të kandidatit për kryeministër z. Avdullah Hoti.Kërcnimi dhe shantazhet ndaj delegatëve të Kuvendit të Degës me largim nga partia dhe largim ng puna.Injorimi i vazhdueshem i kërkesave të Kryesisë së Degës për një debat rreth mundësisë së riorganizimit të degës.Prezantimi i rrejshem i gjendjes dhe problemeve që ka Dega para Kryesisë qendrore.Vendimi i tij i njëanshëm që me çdo kusht të jetë bartes i listës zgjedhore pa pelqimin e kryesisë së degës.

Janë edhe një mori vërejtjesh tjera që edhe letra s’i duron dot, që më kanë shtyer që pas kaq vitesh të marr një vendim jo edhe të lehtē. Megjithate do mbetem anëtar i thjeshtë i LDK-së dhe me përkushtim do të vazhdojë të jap kontributin tim intelektual e profesional.

Dua të shpreh me këtë rast falënderimin për të gjithë bashkveprimtarët e devotshëm me të cilët kam punuar e bashkëvepruar për këto 27 vite.

Izet Abdyli, veprimtar i LDK-së nga themelimi.

Master i Arkivistikës

Autor i tetë librave.