Autori i “Monument” merr çmimin e parë për promovimin e Kosovës

Autori i “Monument” merr çmimin e parë për promovimin e Kosovës

Gazetari i Kohës Ditore, Artan Krasniqi ka marrë çmimin e parë për shkrimin më të mirë për promovimin e Kosovës nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

Krasniqi është autor i katër veprave “Monument” për trashëgiminë kulturore të Kosovës nga Botimet Koha.

Çmimin e dytë për shkrimin më të mirë e mori Uran Haxha me shkrim në Koha Ditore, ndërsa të tretin e mori Labinot Konushefci.

Sa i përket çmimit më të mirë për fotografinë, atë e ndanë Agon Nimani dhe Armend Nimani, ndërsa të dytin Armend Nimani dhe të tretin Ardit Qeriqi.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në këtë ceremoni ka thënë se shumë vende të botës nuk i kanë bukuritë sikurse i ka Kosova. Ai tha se Kosova ka probleme për tregime dhe fotografi, që janë reale për Kosovën dhe siç tha ai “kemi problem me imazhin e Kosovës”.

Pacolli ka garantuar se këto fotografi, do të vendosen nëpër hollet kudo nëpër botë.