Autori i emisionit përdorë një të moshuar për promovimin e dhunës ndaj grave

Autori i emisionit përdorë një të moshuar për promovimin e dhunës ndaj grave

Një emision jo edhe aq i njohur por që ka goxha shikueshmëri në rrjete sociale i titulluar “Kojshia Shoë” ka pasur në studiu të ftuar një të moshuar dhe një grua e njohur për publikun si Iva Aliko.

Emisioni që është transmetuar fillimisht në RTV 21 dhe tash transmetohet në televizionin “21+” i ka prezantuar mysafirët si “koha e së vjetrës dhe e së resë” por emisioni ka devijuar duke promovuar dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje.

I moshuari me shtytje të vazhdueshme nga autori i emisionit ka folur për atë sesi duhet të rrihen gratë.

Madje autori i emisionit e shtynë të moshuarin që të tregojë edhe sesi dhe sa herë duhet të rrihet gruaja teksa ndaj këtij muhabeti ka reaguar Iva Alika e cila thotë se nuk pajtohet me atë që po thuhet në emision, megjithatë ajo vazhdon të qëndrojë aty.

 

https://youtu.be/Zo9CSpCLPVc?t=32m59s