Policia kufitare në Jarinje ka ndaluar autobusin që vinte nga Kragujevci me qytetarë serbë që vinin për të votuar në të cilin është gjetur një kuti e dyshimtë

Autobusi nga Kragujevci sjell një pako të dyshimtë -ndalohet nga policia në Veri

Prokurori në Mitrovicë i cili po e  përcjellë procesin e zgjedhjeve, Njazi Rexha, ka bërë të ditur për Express, se policia në pikën kufitare ka ndaluar një autobus ne të cilin është gjendur një paketim i vogël. Rexha thotë, se po e presin njësitin për deminim për të parë se çfarë ka në atë paketim.

Tutje ai theksoi se autobusi është ndaluar nga policia.

“Një autobus për momentin është ndalë. Aty është gjete një paketim i vogël. Po e presin ekipin e deminimit për të parë se çka ka brenda. Autobusi është ndalur”, ka thënë Rexha për Express.

E ndërkohë, Express, mëson se policia tashmë ka ndaluar tre persona si të dyshimtë për këtë rast. Personat i përkasin  grupit të tifozëve të ‘Cervena Zvezda”./GazetaExpress/