Në fshatin Bresalc të Gjilanit dje në mesditë është raportuar një aksident trafiku në mes të një veture dhe autobusi.
“Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull shqiptar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ndërsa lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.