Austria ua kthen lojtarëve të Kukësit telefonat

Austria ua kthen lojtarëve të Kukësit telefonat

Në zyrat e Kukësit kanë mbërritur telefonat që ju sekestruan disa prej lojtarëve dhe anëtarëve të stafit teknik nga policia e Vienës gjatë qëndrimit të ekipit në Austri për minifazën përgatitore në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen në kualifikueset e Champions League.

Pas disa miqësoreve të luajtura në tokën austriake nisur nga publikimi në rrjetet sociale të kompanive të monitorimit të basteve Federbet dhe SportRadar të aludimeve se kampionët e Shqipërisë kishin trukuar policia austrake nisi një hetim në kuadër të të cilit bllokoi dhe apartet telefonikë të disa prej lojtarëve para ndeshjes së parë me Sherif Tiraspol.

Tanimë të gjithë aparatet janë kthyer në zyrat e klubit bashkë me formularët për sejcilin telefon. Përtej procedurës së thjeshtë mjaft i rëndësishëm është fakti se klubi i Kukësit ka marrë garanci nga përfaqësuesi i tij ligjor se gjatë kontrollit të telefonave nuk është gjetur asgjë kompromentuese që mund të cënojë klubin dhe lojtarët që kanë mohuar me forcë akuzat e ngritura.

Një detaj më shumë ky në favor të klubit verilindor që ka dalë i pastër edhe nga kontrollet e policisë austriake, njofton supersport.

Tanimë është Kukësi që ashtu sic kishte paralajmëruar do të nisë procedurat për të hedhur në gjyq dy kompanitë në fjalë, SportRadar në lidhje për aludimet me Dinamon e Moskës si edhe Federbet në lidhje me akuzat për miqësoren e parë përballë ekipit austriak të Volfsberger natyrisht duke kërkuar edhe dëmshpërblime të majme financiare për prishje të imazhit dhe dëmtim të klubit.