Austria dëboi 32 mijë kosovarë azilkërkues

Pasi Austria nuk lejoi refugjatë, 1965 kosovarë janë kthyer vullnetarisht, derisa 594 janë dëbuar. 2736 kërkesa ka pasur nga azilkërkuesit nga Ballkani në Austri.

Austria dëboi 32 mijë kosovarë azilkërkues

Ministria e Brendshme e Austrisë, pas një fushate në media në mënyrë që t’iu bëjnë thirrje kosovarëve të mos largohen, pasi nuk do të fitojnë azil,  ka arritur që të dëboj 32 mijë kosovarë në vendlindje.

Madje, e gjitha kjo kishte kushtuar vetëm shtatë mijë euro nga Ministria e Brendshme e Austrisë, shkruan krone.at.

Fushta e filluar në vitin 2015, “Tung gënjeshtër! Për arsye ekonomike, nuk ka azil në Austri”, kishte ardhur pas në fund të vitit 2014 dhe fillim të vitit 2015, pasi sipas disa të dhënave në kufijtë e BE-së kishte marshuar rreth 30 mijë kosovarë, përcjell albinfo.ch.

Gjendja ishte aq kaotike sa kryefamiljarët u larguan vullnetarisht nga puna, derisa tërhoqën fëmijët nga shkolla.

Kthehuni para se situata të përshkatëzohet plotësisht”, ishte mesazhi i kryeministrit Isa Mustafa.

Fushata kishte ndikim dhe zyrtarisht në Kosovë janë kthyer 32 mijë njerëz, pasi Austria nuk lejoi refugjatët dhe 1965 prej tyre janë kthyer vullnetarisht, derisa 594 janë dëbuar. 2736 kërkesa ka pasur nga azilkërkuesit nga Ballkani në Austri.