Audi TT i ri zbulohet para debutimit zyrtar

Audi TT i ri zbulohet para debutimit zyrtar

Audi është duke punuar në modelin e ri të TT ndërsa ka zbuluar një fotografi të tij para debutimit të kësaj veture.

Edhe pse nga kjo fotografi nuk është se ka zbuluar ndonjë gjë për këtë model, por ka shfaqur një mbrojtëse të ridizajnuar të TT S, transmeton koha.net.

Audi TT i ri pritet të ketë motorin e VW Group, 1.5 litërsh TSI me katër cilindra i cili prodhon 148 kuaj fuqi ndërsa pritet që të dalë në shitje me një çmim më të lirë e po ashtu kosto të mirëmbajtjes.