Audi shpërblen edhe futbollistët e Barcelonës: Messi dhe Suarez zgjedhin modelin e njëjtë

Audi shpërblen edhe futbollistët e Barcelonës: Messi dhe Suarez zgjedhin modelin e njëjtë

Sponsori i klubit, marka e njohur e veturave Audi ka gëzuar edhe futbollistët e Barcelonës me nga një model të ri, vetëm një javë pasi shpërbleu lojtarët e rivalit të urryer, Real Madridit.

Për pjesën më të madhe këtë sezon, Barcelona ka qenë e para për çdo gjë kur është fjala për futbollin spanjoll.

Ata janë në krye të La Ligës, duke mos humbur asnjë ndeshje të ligës gjatë gjithë sezonit dhe tetë pikë më shumë se rivalët e Real Madridit, të cilët zënë vendin e katërt në tabelë.

Por, lojtarët e Ernesto Valverde nuk kanë kryesuar edhe te sponsorët, pasi janë dashur të presin një javë para se sponsori i klubit, Audi, të ofrojë makina të reja për ta – shtatë ditë pasi rivalët e tyre të Madridit i morën ato.

Megjithatë, kjo nuk duket se shqetëson ekipin e yjeve të Barcelonës. Pas një seance stërvitore rutinë të enjten në mëngjes ata u njoftuan me automjetet e tyre të ri.

Messi me veturën e tij të re Audi RS6 Avant Performance

Ylli i skuadrës, Lionel Messi u shfaq mjaft i lumtur kur mori çelësat e modelit të ri Audi RS6 Avant Performance, për dallim nga rivali i tij, Cristiano Ronaldo që zgjodhi Audi RS7.

Suarez zgjodhi veturën e njëjtë sikurse miku i tij, Messi!

Bashkëlojtari i Messit, Luis Suarez zgjodhi po ashtu tipin e njëjtë sikurse të argjentinasit, por vetëm ngjyra e veturës ishte ndryshe.

Ai ishte fotografuar kur hyri në makinën e tij të re, të cilën do ta mbajë për pjesën tjetër të sezonit 2017-18, teksa u ndal gjithashtu edhe për të nënshkruar fanella gjatë ngjarjes së Audi-së në Circuit e Barcelonës-Catalunya në Montmelo.

Pamje nga gara e zhvilluar në cirkuitin e Katalunisë

Ndërsa, argjentinasi vendosi për diçka pak më pak të fuqishme, Sergio Busquets dhe Aleix Vidal ishin ndër ata që shkuan për një goditje më të vogël.

Sergio Busquets

Trajneri i klubit, Ernesto Valverde

Busquets zgjodhi veturën e tipi Audi R8 Plus, ndërsa Vidal shkoi për R8 Spyder V10, ndërsa Andres Iniesta zgjodhi tipin Audi SQ7.

Kapiteni i skuadrës, Andres Iniesta

Dita nuk përfundoi atje për lojtarët e Barcelonës. Ata të gjithë u trajtuan në disa xhiro rreth pistës që pret Çmimin e Madh të Spanjës, shkruan Telegrafi.

Ter Stegen me Rakiticin fituan garën e shpejtësisë

Marc-Andre Ter Stegen dhe Ivan Rakitic, të dy u provuan të jenë më të shpejtë në pistë sesa që ata janë në fushë.