Aubameyang: I kam premtuar gjyshit tim se një ditë do të luaj për Realin

20.02.2016 19:34
Aubameyang: I kam premtuar gjyshit tim se një ditë do të luaj për Realin

Sulmuesi i Dortmundit, Pierre-Emerick Aubamyeang është njëri nga yjet më të mëdhenjë të Bundesligës, ku po kryeson listën e golashënuesit më të mirë të kampionatit, dhe është bërë njëri prej futbollistëve më të kërkuar në Evropë.

Ai ka shumë oferta por zemra e tij është në Madrid. Në një intervistë për gazetën franceze L’Equipe, gabonezi tregon se e ëndërron një kalim në Real Madrid pasi këtë ia kishte premtuar edhe gjyshit të tij.

“Cila ishte ëndrra ime e fëmijërisë? Të luaja për Real Madridin. Në vitin 2010, para se të vdiste gjyshi im i cili ishte nga Madridi, i premtova atij se do të luaja për Realin një ditë”, rrëfeu gabonezi për L’Equipe, raporton Insajderi.

Sipas raportimeve të së përditshmes spanjolle Marca para disa ditësh, e gjithë familja e tij janë fansa të mëdhenj të madrilenëve, që e afrojnë shumë sulmuesin me një kalim të mundshëm te Real Madridi.