Aubameyang “e shpallë të hapur” garën me Lewandowskin

Aubameyang “e shpallë të hapur” garën me Lewandowskin

Robert Lewandowski ka ndezur sfidën e golashënuesve të Bundesligës duke shënuar tre gola në ndeshjen e tij të parë. Bayerni dje mposhti 6-0 Ëerder Bremenin në “Allianz Arena” dhe sulmuesi polak shpërtheu me një tripletë personale, ashtu si në ndeshjen e parafundit me Jenën në Kupën e Gjermanisë.

Kjo formë e mirë e tij ka trembur rivalin më të fortë në Gjermani në duelin e golave, Pierre-Emerick Aubameyang. Gabonezi reagoi menjëherë në “Twitter” pas rezultatit tenistik të bavarezëve.

“Lewandoëwki uou, dhe gara ka nisur! Tripletë”, shkroi sulmuesi i Dortmundit.

Sezonin e kaluar, dy golashënuesit më të mirë të Bundesligës shënuan përkatësisht 30 dhe 25 gola. Lewandowski kryesoi vjet, por sivjet Aubameyang ka më shumë shanse se kurrë për ta mposhtur rivalin e tij, pasi pas shpatullave do të ketë yje si Marco Reus, Andre Schürrle, Ousmane Dembele dhe Mario Gotze.

Sot ai ka sfidën e parë kundër Mainzit, aty ku pritet përgjigjja e tij e pare, shkruan telesport. 28-vjeçarit të Dortmundit i duhen tre gola për të qenë në një hap me yllin e Bayernit, por kjo vështirë se mund të ndodhë, sepse Mainz ka mbrojtje më të fortë se rivalët e djeshëm të rekordmenëve