Atmosferë e jashtëzakonshme te Kosova U-21 para ndeshjes me Izraelin

Atmosferë e jashtëzakonshme te Kosova U-21 para ndeshjes me Izraelin

Kosova U21 sonte në mbrëmje ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme kundër Izraelit, që zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, në orën 19:00.

Pikërisht në këtë stadium Shpresat e Kosovës e mbajtën stërvitjen e fundit, ku shihej një harmoni e madhe brenda ekipit. Atmosfera në Kombëtare është jashtëzakonisht e mirë, derisa entuziazmi për një tjetër paraqitje dinjitoze është i madh.

Po ashtu gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gjithë janë të gatshëm dhe në dispozicion për sfidën e nesërme.

Seancën e sotme stërvitore nga afër e ndoqën edhe anëtari i KE të FFK-së, Xhelal Broja dhe drejtori teknik, Michael Nees. Djelmoshat dhe stafi i Kombëtares U21 presin që në ndeshjen e nesërme do ta kenë përkrahjen e madhe të tifozëve, e cila do t’u jepte forcë shtesë për ta finalizuar me sukses punën e bërë gjatë këtyre ditëve.