Atletiko Madridi fiton derbin madrilen

Atletiko Madridi fiton derbin madrilen

Goli i shënuar nga Antoine Griezmman ia ka sjellë fitoren Atletikos ndaj Realit, në derbin e Madridit të zhvilluar të shtunën, në Bernabeu.

Atletiko e arriti fitoren në mënyrën e saj me mbrojtje të fortë dhe një gol të shenuar në kundërsulm, ndërsa skuadra e Zidane megjithëse e pati posedimin e topit nuk arriti të shënojë.

Atletiko shënoi në minutën e 53’ të takimit me francezin Griezmann pas asistimit të Filipe Luis. Me këtë fitore Ateltiko thellon distancën me 4 pikë ndaj Real Madridit që ndodhet në vendin e tretë.