Atletico Madrid prezanton Besart Berishën në faqen zyrtare

Atletico Madrid prezanton Besart Berishën në faqen zyrtare

Besart Berisha shfaqet në faqen zyrtare të gjigantit spanjoll, Atletico Madrid, para duelit të skuadrës së tij Melbourne Victory ndaj skuadrës së Diego Simeones në Australi, njofton Insajderi.

Sulmuesi i mirënjohur kosovar, që luan me Melbourne Victory, ka pozuar bashkë me të mirënjohurin, Fernando Torres. Të dy janë takuar para miqësores së nesërme, duke promovuar takimin mes Atletico Madrid – Melbourne Victory.

Torres ka deklaruar se do të luajnë për fitore, derisa ka shtuar se “Melbourne është skuadër e fortë dhe këtë e tregoi edhe në miqësoren me Juventusin”.

Në anën tjetër, sulmuesi nga Prishtina ka thënë se Atletiko është një nga skuadrat më të fuqishme që ka parë sezonin e kaluar.

“Ata janë skuadra më e fortë fizikisht dhe është e vështirë të luash ndaj tyre, megjithatë edhe ne duam të fitojmë”, ka thënë ish-futbollisti i Hamburgut dhe Burnleyt.

Takimi i dy sulmuesve fillon nesër në orën 6 të mëngjesit me kohën tonë lokale. /Insajderi.com

torre