Atletico Madrid me ofertë “të çmendur” për Costën

Atletico Madrid me ofertë “të çmendur” për Costën

Atletico Madridi do të bëjë ofertë prej 65 milionë euro për ta sjell nga Chelsea, sulmuesin Diego Costa.

Costa është kthyer te Chelsea, por që nuk i lejohet të bëjë stërvitje me ekipin e parë.

Lojtari nuk është në planet e Antonio Contes, ndërsa e ka humbur edhe vendin në Kombëtaren spanjolle shkaku i mungesës.

Ai vazhdon ta kërkojë kthimin në klubin ku i bë i famshëm, Atletico Madridi.

Atletico do të bëjë ofertë prej 55 milionë eurove dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusi, shkruan Marca, përcjell Telegrafi.

Kjo ofertë me gjasë të madhe do të pranohet nga Chelsea që e dëshiron me çdo kush shitjen e lojtarit.

Costa sezonin e shkuar ishte ndër më të merituarit që Chelsea u shpall kampion duke shënuar 20 gola në kampionat.