Atletico kualifikohet nga ndeshja e parë  

Atletico kualifikohet nga ndeshja e parë   

 

Atletico Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Bayer Leverkusenin.

Në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të zhvilluar në Bay Arena, Los Rojiblancos fituan me rezultat 4-2, ndërsa sfida kthyese në Vicente Calderon përfundoi pa fitues 0 me 0.

Skuadra gjermane u përpoq t’i ndryshonte gjërat në pjesën e parë, mirëpo Volland e Brandt nuk i konkretizuan rastet e tyre. Nga ana tjetër, ekipi spanjoll që e kontrollonte rezultatin, me raste ishte i rrezikshëm.

Volland pati mundësi të realizonte edhe në fraksionin e dytë, mirëpo nuk ia doli. Në këtë mënyrë, Atletico Madridi u kualifikua në çerekfinale.

Shorti për ndeshjet çerekfinale do të ndahet më 17 mars. Përballjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 11 dhe 12 prill, kurse ndeshjet kthyese më 18 dhe 19 prill./Insajderi.com