Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës (DHTI) sot ka zhvilluar një aksion të gjerë në 6 lokacione të ndara, nën dyshimin e veprës penale shmangie nga tatimi.

" />

ATK sekuestron dokumentacion dhe fakte tjera për shmangie nga tatimi

Lokacionet e bastisura kanë qenë: tri lokacione në Ferizaj (2 subjekte tatimore dhe 1 zyrë e kontabilitetit), një lokacion në Kamenicë (një subjekt tatimor), një lokacion në Prishtinë (një zyrë e kontabilitetit) dhe një lokacion në Graçanicë (një subjekt tatimor).

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se DHTI ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin e rastit, ku është informuar për veprimet në terren.

ATKO njofton se në vendngjarje janë sekuestruar, fakte dhe dokumente që ndërlidhen me transaksione të dyshuara (fiktive).

Faktet dhe dokumentet e sekuestruara janë: 5 shtëpiza kompjuteri, 2 laptop, 1 Hard Disk (External HD),  1 flash disk, si dhe Libra të blerjes, libra të shitjes dhe fatura të ndryshme dhe prova të tjera që janë relevante.

Bëhet e ditur se pas përfundimit të kontrollit (bastisjes),  në zyrat e DHTI-së janë shoqëruar 4 persona, ku është marrë deklarata (intervista) e tyre, lidhur me veprimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore.

Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, gjykatën përkatëse dhe në asistim të Policisë së Kosovës.