ATK mbyllë shtatë bastore e shqipton 10 gjoba 26 mijë euro

ATK mbyllë shtatë bastore e shqipton 10 gjoba 26 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, pas një aksioni që ka zhvilluar sot në disa qytete të Kosovës, ka mbyllur shtatë lokale të lojërave të fatit.

“Në këtë aksion[në qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Lipjanit] janë vizituar 9 lokale me veprimtari të ndryshme, si bastore dhe automate, ku prej tyre 7 lokale janë mbyllur për shkak të parregullsive që janë konstatuar”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK njofton gjithashtu se janë konfiskuar edhe 2 automate, 2 pajisje të garave me qen dhe 2 pajisje për lojëra KENO.

Gjatë këtij aksioni që është mbështetur edhe nga Policia dhe Dogana e Kosovës sipas ATK-së janë lëshuar 10 gjoba në vlerë 26 mijë euro. /Insajderi.com