ATK aksion në katër komuna – ndjek të dyshuarit për transaksione fiktive

ATK aksion në katër komuna – ndjek të dyshuarit për transaksione fiktive

Agjencia Tatimore e Kosovës ka ndërmarrë një aksion për hetimin e shmangieve tatimore.

Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës sot është duke zhvilluar një aksion të gjerë në tre lokacione ne Ferizaj, një lokacion ne Kamenice, një lokacion ne Prishtine dhe një lokacion ne Graçanicë.

Dyshimet janë se disa subjekte dhe disa persona janë të përfshirë në transaksione fiktive, ku përmes këtyre transaksioneve dyshohet se kanë bërë shmangie tatimore në shuma të konsiderueshme.

Aksioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, gjykatën përkatëse dhe në asistim të Policisë së Kosovës. ATK do të del me komunikatë të kompletuar pas përfundimit të aksionit