Sulmet e Parisit ishin maja e ajsbergut

Sulmet e Parisit, në “Stade de France”, në kafenetë e qytetit dhe në sallën e artit Bataclan ishin pjesë e një plani të ISIS.

Sulmet e Parisit ishin maja e ajsbergut

Sulmet e Parisit, në “Stade de France”, në kafenetë e qytetit dhe në sallën e artit Bataclan ishin pjesë e një plani të ISIS që parashikonte edhe objektiva të tjerë dhe jo vetëm në Francë, shkruan CNN në edicionin e tij online, që citon dokumente të shërbimeve sekrete.

Sipas të dhënave, 13 nëntori 2015, duhet të kishte qenë dita e një sulmi global dhe simultan në disa vende të Evropës, mes të cilave edhe Holanda e Britania e Madhe./Top Channel/