Atdhe Gashi merret në pyetje për fondin e tre përqindëshit

Atdhe Gashi merret në pyetje për fondin e tre përqindëshit

Departamenti i Krimeve të rënda në Policinë e Kosovës ka marrë në pyetje Atdhe Gashi i dyshuar bashkë më ish kryeministrin e Kosovës në ekzil Bujar Bukoshin, për keqpërdorimin e fondit të tre përqindëshit, shkruan Gazeta Expres.

Atdhe Gashi ka qenë këshilltarë i Bujar Bukoshit. Ai kishte thënë se në fond prej vitit 2000 deri në 2006.

GAshi kishte thënë për Insajderin se ai prej vitit 2004 ka qenë i autorizuar prej bordit drejtues të Fondit për të shkuar në Bankën Private të Biznesit  për tërheqje të mjeteve për shpenzime të fondit.

Insajderi ka shkruar në muajin shkurt lidhur me tërheqjen e mbi gjysmë milioni euro nga Fondi i Republikës së Kosovës gjatë viteve 2006-2011.

Këto para janë tërhequr nga bankat  në Gjermani, Itali, Shqipëri dhe Belgjikë, ku janë të deponuara fondet e 3 përqindëshit.

Të dhënat e këtyre fondeve, tregojnë se Fondi i Republikës së Kosovës-i regjistruar si OJQ- ka llogari në Gjermani, Itali, Shqipëri dhe Belgjikë. 16 transaksionet bëhet fjalë për shtatë, deri në 50 mijë euro.

Disa ditë pas publikimit të shkrimit Prokuroria Speciale e Kosovës kishte konfirmuar nisjen e hetimeve ndaj tre personave për veprën penale të krimit të organizuar që lidhet me transaksionet e dyshimta nga Fondi i Republikës së Kosovës. /Insajderi.com