“Ata urrejnë këdo myslimanë, homoseksualë, hebrenj, shqiptarë…”

“Ata urrejnë këdo myslimanë, homoseksualë, hebrenj, shqiptarë…”

“Partneri im në jetë është hebre, një nga djemtë e mi është homoseksual, tjetri është anarkist dhe unë jam një feministe e krahut të majtë si dhe një bijë emigrantësh. Nëse Agimi i Artë vjen në pushtet, problemi ynë i vetëm do të jetë se në ç’vagon do të na fusin”, kështu e nis rrëfimin e saj, pothuaj personal, regjisorja Angelique Kourounis, kur një mbrëmje më parë solli në Tiranë, dokumentarin “Agimi i Artë: Një çështje personale”, në Akademinë e filmit “Marubi”, në kuadër të edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut.

Ajo është një gazetare që ka rrëmuar për vite më radhë brenda organizatës së partisë neonaziste greke “Agimi i Artë”.

Rënia financiare, paqëndrueshmëria politike dhe marrëdhëniet familjare janë vënë në qendër të vëmendjes, ndërsa dokumentari po përpiqet të zbulojë “çfarë ka në kokat e Agimit të Artë (Golden Dawners), të cilët hiqen si viktima” të sistemit. Agimi i Artë “nuk e ka fshehur kurrë” ideologjinë e tij.

Ndikimi i saj në sondazhe mund të ketë qenë pothuajse inekzistent më parë, por përputhshmëria e kësaj ideologjie me besime të palëkundshme në Greqi – kultivuar nga shumë klerikë dhe shumica e mediave, por edhe nga sistemi politik – është terreni pjellor në të cilin organizata lulëzon.

Regjisorja është duke kërkuar mbi çështjen nga një pikëpamje personale, përmes anktheve të veta, shqetësimeve dhe frikave të saj, pasi i ka kushtuar shumë vite dhe dy dokumentarë të tjerë televizivë trajtimit të partisë neonaziste, e cila ka marrë vendin e tretë në sistemin politik grek pas tre dekadash aktiviteti të errët por të përgjakshëm.

Një gazetar dhe regjisor kanë xhiruar për vite me radhë në një grup lokal të partisë neonaziste greke “Agimi i Artë”.

Regjisorja Kourounis, prezente në Tiranë, pas projektimit të dokumentarit ka mbajtur një bisedë duke ndalur sërish në të njëjtat principe si ka krijuar filmin, por duke thënë se “nuk është një film propagandistik, por një film i angazhuar”.

Dilemat e saj se nga ky film mund të parashikohej çdo gjë, edhe jetën, ajo ka rrëfyer se si është goditur nga njerëzit e “Agimit të Artë”, edhe pse kishte hyrë në zemër të këtij grupimi duke xhiruar, me lejen e kryetarit, liderit të këtij grupimi.

Regjisorja ka vënë përpara publikut rëndësinë e prezencës së çdokujt në këto situata, sidomos kur vjen puna në diskutimin: të jesh dëshmitar apo denoncues. Rasti i saj: dëshmitar, mban të njëjtën peshë, të njëjtën rëndësi.

Dokumentari nis qysh më krijimin e këtij grupimi, si fitoi zemrat e grekëve deri në hyrjen e 18 anëtarëve të saj në parlamentin grek, protestat që morën një mbështetje të gjerë nga populli grek, dënimet me burgim të krerëve kryesorë, vrasjet e rëndësishme politike por dhe ndaj emigrantëve, deri në vitin 2015 kur vazhdon të jetë akoma një lëvizje mbarëpopullore me tone të ashpra politike.

Qytetarët e zemëruar – e shpjegon Kourounis bashkimin dhe mbështetjen masive që mori lëvizja “Agimi i Artë”, duke u shprehur se po ringjallnin shpirtin e Nurembergut.

Ka mjaftuar ky dokumentar, vendosja e regjisores në kushtet e një jetese plot ankthe për të nesërmen për të shprehur para publikut shqiptar se “për shumë arsye nuk është më Greqia ime”.

Duke u ndalur në faktin se nga ato xhirime i ka qëndruar të vërtetës, Kourounis tha se përmes filmimeve donte të njihte, të hynte më thellë, se u ngrit kjo forcë politike në Greqi.

“Shumë njerëz e kanë kritikuar këtë film, sepse iu dhashë shumë vend për të folur anëtarëve të këtij grupimi. Unë i kam përzgjedhur njerëzit që kanë shfaqur opinionin e tyre. Asgjë nuk është bardhë e zi. Në anën tjetër, ne luftuam për të realizuar këtë film për pesë vjet. Unë isha mes tyre bashkë me kameramanin, më kanë goditur. Këta djem ishin vrasës… Ata urrejnë njerëzit me ngjyrë, hebrenjtë, homoseksualët, myslimanët, po edhe shqiptarët. Ata urrejnë çdo gjë, çdo njeri tjetër, që s’janë si ata”.