Astrit Haraqija pretendon se e di i kujt është jahti

Astrit Haraqija pretendon se e di i kujt është jahti

I dënuari Astrit Haraqija pretendon se është i informuar për jahtin në Budva të Malit të Zi, në të cilën ishte fotografuar të shtunën kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i cili është i dënuar me 10 vjet burgim me kusht për shkak të korrupsionit, thotë se kishte qëndruar më parë në jahtin në të cilin është fotografuar Ahmeti ditë më parë.

Haraqija, në një prononcim për Gazetën Metro ka thënë se jahti në të cilën u fotografua Ahmeti nuk i takon më Qazim Osmanit.

Sipas Haraqijës, ky jaht i është shitur Devollëve para rreth dy vitesh.

Haraqija, ka folur edhe për çmimin me të cilin Osmani ua ka shitur jahtin Devollëve.

Ai ka thënë se nuk është se është shitur me 6 milionë euro, siç është raportuar në media, por me rreth 3 milionë euro.