“Astrit Dehari nuk është sot me ne për shkak të falsifikimeve nga policia dhe prokuroria”

“Astrit Dehari nuk është sot me ne për shkak të falsifikimeve nga policia dhe prokuroria”

Sot ka vazhduar seancë gjyqësor kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Haliti, Adea Batusha, Frashër Krasniqi dhe Atdhe Arifi, ndaj të cilëve rëndon akuza për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi, pas seancës së sotme ka thënë se e bërbashkëta e të gjithë dëshmitarëve është që secilit prej tyre iu është ndërruar deklarata nga Policia.

Krasniqi tha se këtë e thanë edhe dëshmitarët vetë.

“Siç e kemi thënë që nga fillimi, ky rast është i montuar nga Policia e Kosovës, kanë shtuar deklarata tek dëshmitarët të cilët nuk i kanë thënë fare dhe sot deklaruan se nuk i kanë thënë ato që ka pretenduar Policia. Ne jemi mbajt që një vit të izoluar në bazë të falsifikimeve që i ka bërë Prokuroria dhe Policia”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se Astrit Dehari nuk është sot më mesin tonë për shkak të këtyre falsifikimeve.

“Është e padurueshme me e ditë që e ke humbur një shok, për shkak të një rasti të montuar dhe për shkak të disa deklaratave që kurrë askush nuk i ka dhënë”, u shpreh Krasniqi.

Ne videon më poshtë mund të ndiqni prononcimit e deputetit të VV-së, Frashër Krasniqi i cili tregon se çfarë kanë thënë dëshmitarët:

Në deklaratën e mëposhtme kam shpjeguar se çka nxorrën në pah dëshmitarët e vetë Prokurorisë, në raport me procesin gjyqësor të montuar kundër nesh.

Posted by Frashër Krasniqi on Friday, 25 August 2017