Assad është i lidhur direkt me sulmet kimike në Siri

Assad është i lidhur direkt me sulmet kimike në Siri

Hetuesit ndërkombëtar kanë thënë për herë të parë se ata dyshojnë se presidenti Bashar al-Assad dhe vëllai i tij janë përgjegjës për përdorimin e armëve kimike në konfliktin sirian, sipas një dokumenti të Reuters.

Një hetim i përbashkët nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) ka identifikuar më parë vetëm njësi ushtarake dhe nuk kishte përmendur ndonjë komandantë apo zyrtarë, raporton Reuters.

Por është hera e parë që në një listë përmendën individë, ku hetuesit kanë lidhur ata me një seri sulmesh me bomba të klorit gjatë viteve 2014-15 – duke përfshirë Assad, vëllai i vogël të tij Maher dhe të tjera figura të nivelit të lartë.

Lidhur me këtë është po thuajse e pa mundur për të marrë një koment nga Assad, por një zyrtar i qeverisë siriane ka thënë se akuzat ndaj forcave qeveritare se kanë përdorur armë kimike “janë të pa vërteta”.

Qeveria siriane ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ka përdorur armë të tilla gjatë luftës civile, e cila është pothuajse gjashtë vjeçare, duke thënë se të gjitha sulmet e theksuara nga ana e hetimit janë bërë nga rebelët ose nga militant të Shtetit Islamik. /Insajderi.com