Asociacioni i Gazetarëve kërkon nga politikanët mos t’i ofendojnë gazetarët

08.11.2017 14:11
Asociacioni i Gazetarëve kërkon nga politikanët mos t’i ofendojnë gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, (AGK) ka dënuar gjuhën fyese të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ndaj gazetares së Kohavizionit, Saranda Ramaj.

AGK ka reaguar përmes një komunikate duke treguar se rasti ka ndodhur derisa gazetarja Ramaj ishte duke përcjellur vizitën e kryeparlamentarit në QKUK, pas pyetjes, Veseli e akuzoi atë se kinse është politike.

“Duke ju referuar mënyrës së përgjigjes dhe konotacionit negativ, ne kërkojmë nga kryeparlamentari, gjithsecili politikan dhe udhëheqës shtetëror që të zgjedh forma më të mira të kundërshtimit sesa rrëshqitja në akuza të tilla që për qëllim kanë dëmtimin e imazhit të gazetarëve”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Ndër tjerash AGK konsideron se kryeparlamentari do të duhej të përgjigjej në mënyrë profesionale duke dhënë argumentet e nevojshme e jo të vepronte në këtë formë. /Insajderi.com