Asnjë rast i raportuar për ngacmim seksual në Universitetet Publike

Asnjë rast i raportuar për ngacmim seksual në Universitetet Publike

Në Bibliotekën Kombëtare u prezantua raporti i ngacmimit seksual në Universitetet Publike.

Hartuesja e programit nga Arpolis, Ariana Qosaj – Mustafa, tha se nuk ka ndonjë rast të raportuar e as statistika të ngacmimeve seksuale në Universitetet Publike, megjithatë ato ekzistojnë dhe duhet vetëdijesim për raportimin e tyre.

Qosaj-Mustafa tha se kodet e etikes nëpër universitete nuk kanë specifika të ngacmimeve seksuale, përveç Universitetit të Prizrenit në të cilin ekziston nen i veçante për ngacmimet.

E zëvendësshefa e Misionit të Shteteve te Bashkuara në Kosovë, Colleen Hyland tha se Kosova ka dhënë shembull të mirë me zgjedhjen e Atifete Jahjages, si presidente e parë femër si dhe Mimoza Kusari – Lilës si kryetarja e parë femër në Komunat e Kosovës.

Sipas Hyland shteti duhet të bëjë shumë në avancimin e femrave dhe për këtë avancim duhet shkollim i mirë. Ajo tha se Kosova duhet ta luftoje fenomenin e ngacmimeve seksuale./Insajderi.com