Asnjë deklaratë nga qeveria për dëmshpërblimin për pasaportat

Asnjë deklaratë nga qeveria për dëmshpërblimin për pasaportat

 

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të saj, në të cilën nuk u deklarua për dëmshpërblimin prej 5 milion eurosh që Ministria e Punëve të Brendshme duhet t’i paguajë kompanisë austriake OeSD lidhur me rastin e ‘pasaportave’.

Krejt këtë punë duket t`i kenë lënë sekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme Driton Gashi, i cili ka paralajmëruar një konferencë për media, për pasditen e sotme.

“I  pranishëm në këtë konferencë do të jetë edhe avokati i cili ka përfaqësuar  MPB-në  në këtë rast”, njofton MPB.

Gjykata e Arbitrazhit në Paris të enjëtën mori vendim në favor të kompanisë austriake pasi MPB-ja shkëputi njëanshëm kontratën pasi OeSD deklaroi se nuk kishte marrë pagesën prej 1.4 milion euro për furnizim me pasaporta biometrike. /Insajderi.com