Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Nimani ka njoftuar sot për anulimin e vendimit të Komunës së Gjakovës për ndërtimin e shtatores së ish-liderit komunist Fadil Hoxha.
Komuna e Gjakovës kishte hapur konkurs për ndërtimin e përmendores së ish-liderit komunist, Fadil Hoxha, ndërsa kryetarja e kësaj komune, Mimoza Kusari, kishte konfirmuar se shtatorja të ndërtohej dhe se kjo shtatore do të ishte atraksion për qytetarët e Komunës së Gjakovës.
Siç bën të ditur, asamblisti Artan Nimani, asambleja Komunale e Gjakovës ka hedhur poshtë vendimin për ndërtimin e shtatores.
“Sot këshilltaret e KK të Gjakovës mbështeten propozimin tim dhe e revokuam vendimin e mëhershëm…. Përfundimisht Gjakova voton kundër shtatores se Shokut Fadil Hoxha. Gjakova i bashkohet botes që Komunizmin e vlerëson si regjim kriminal. Urime Gjakovë Evropiane!”, ka shkruar Nimani në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com