Asamblisti i PSD-së në Prishtinë emërohet shef i kabinetit të kryetarit të Kamenicës

Asamblisti i PSD-së në Prishtinë emërohet shef i kabinetit të kryetarit të Kamenicës

Nol Nushi është emëruar shef i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Nushi është edhe asambleist në Komunën e Prishtinës nga Partia Socialdemokrate.

Në një përgjigje për Koha.net, Nushi tha se do të vazhdoj të mbaj edhe postin e asambleistit në Prishtinë.

“Mandatin e asambleistit në Prishtinë e kam nga qytetarët dhe përderisa të kem energji, do ta kryej me vullnet”, ka thënë Nushi.