Asamblisti i LDK-së u sulmua për një emërtim rruge

Asamblisti i LDK-së u sulmua për një emërtim rruge

Të hënën pasdite në Pejë është sulmuar me thikë asamblisti i LDK-së, Milazim Shala, nga fshati Poqestë e Pejës, njofton Policia e Kosovës.

Viktima menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ku iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm dhe raportohet se viktima është një gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë, raporton Insajderi.

Ne bazë te hetimeve të para motivi i ngjarjes ka të bëjë me një emërtim të një rruge në fshatin Poqestë të Pejës, e cila rrugë gjendet pran shtëpisë së të dyshuarit.

I dyshuari ishte arratisur për vetëm një orë, pasi Policia e ka gjetur dhe shoqëruar në stacionin policor, ku i është konfiskuar mjeti me të cilin e kishte kryer veprën./Insajderi