“As në tokë as në qiell”, fituese e #InstaKosova

“As në tokë as në qiell”, fituese e #InstaKosova

Një fotografi e bërë me një telefon të mençur nga Sara Simnica është shpallur fituese e garës “#InstaKosova” të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës për nderë të tetë vjetorit të pavarësisë.

Gara e organizuar nga MPJ ka qenë për të përzgjedhur foton më të mirë të postuara në rrjetet sociale me thurrjet “InstaKosova” dhe “InstaKosovo” ndërsa tema për këtë vit ka qenë lëvizja apo mungesa e lëvizjes së lirë.

Duke argumentuar mbi përzgjedhjen e fotografisë fituese, juria ka vlerësuar se “fotografia fituese vë në pah atë që duket të jetë një mjedis tipik rrugor në Kosovë, thuhet nw njw njoftim tw MPJ-sw.

“Duke u përqendruar në qetësinë e veprimit të zakonshëm të dy të rinjve, fotografia kap bukur mishërimin e ngritjes së ndërprerë nga graviteti. Duke u nisur nga kjo metaforë e gravitetit e deri në kufijtë e territorit të izoluar nga regjimi i vizave, ne kemi një fotografi që mban përbrenda saj thelbin e nevojës për lëvizje të lirë.”

Fituesit e dhjetë fotografive më të mira janë: Agon Nimani, Andrra Nurkollari, Arben Llapashtica, Drenusha Lika, Driton Bublaku, Erlinda Shema, Ermal Meta, Granit Spahiu, Kushtrim Krasniqi, Sara Simnica dhe Yllka Bojku.

Në garën për fotografitë më të mira kanë garuar rreth 30 mijë fotografi të postuara në rrjetet sociale./Insajderi