As ambasadori O’Connell nuk uron Thaçin

As ambasadori O’Connell nuk uron Thaçin

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka siguruar se vendi i tij do të vazhdojë të punojë me të zgjedhurit e qytetarëve të Kosovës.

Kështu deklaroi ai vetëm një ditë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit si president i ri i vendit, por të cilin nuk e ka uruar për postin e ri.

“Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Hashim Thaçin për president.  Si shtet mik dhe i afërt i Kosovës, Britania do të punojë me liderët që janë zgjedhur nga ju për të realizuar interesat e vendit, pra për një Kosovë funksionale, prosespruese dhe të sigurt, në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar O’Connell në llogarinë e tij në Facebook.

“Zgjedhja e presidentit të Kosovës është një përgjegjësi e Kuvendit të Kosovës, i cili përfaqëson dhe është përgjegjës ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar ai,

Ambsadori O’Connell ka ftuar edhe një herë liderët e vendit që të ulen për dialog si mënyrë për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Më herët,  Zyra e Përfaqësuese së lartë për Politike të Jashtme të Bashkimit Evropian, nuk e ka përshëndetur zgjedhjen e Hashim Thaçit për president të Kosovës.   BE e cilësoi si përçarëse seancën në të cilën Thaçi u zgjodh si president i pestë i vendit./Insajderi