Arushët tanë të pellushit dhe xhihadi i tyre

Arushët tanë të pellushit dhe xhihadi i tyre

“I vetmi burrë që kam njohur, ambicia e të cilit ishte që të bëhej atentator kamikaz ishte një i i burgosur pranë burgut britanik, ku punoja si mjek në vitet nëntëdhjetë dhe dymijë. Ishte një kriminel karriere me prirje shumë të shëmtuara, me baba arab dhe nënë angleze. Kishte arritur të tridhjetat, mosha në të cilën kriminelët largohen në fakt prej kriminalitetit, drejt një jete më të mirë, në rastin e tij, nga vrasja e sa më shumë të pafeve që të mundej, bashkë me vetveten”.

Kështu shkruan Theodor Dalrymple, pseudonim i psikiatres angleze Anthony Daniels në Wall Street Journal. “Në burg kishte shumë më tepër evangjelizëm islamik, se sa të krishterë. Gjeja kurse dhe broshura islamike në sirtarë, të vendosura aty nga kushedi se kush, por asnjëherë Bibla, as edhe broshura të krishtera. Problemi për shërbimet e sigurisë është se nuk ekziston asnjë profil i pandryshueshëm, social apo psikologjik, i terroristit mysliman. Nuk ka as edhe një levë ekonomike e cila mund të përdoret në mënyrë që, me perspektiva më të mira materiale, të rinjtë myslimanë të tërhiqen më pak prej terrorizmit.

Wshtë e vërtetë që ka terroristë të dëshpëruar dhe të pashpresë, por ka edhe mjekë e profesionistë. Asgjë nuk e pengonte atentatorin e Manchesterit që të kishte një karrierë normale, apo edhe me sukses të madh. Siç deklaroi me të drejtë Kryeministrja Theresa May pas masakrës më të fundit në Londër, ajo që terroristët kanë të përbashkët është një ideologji. Një ideologji, sado idiote, nuk është e lehtë që të shkatërrohet”.

Dalrymple në këtë pikë kujton se “një gjë e natyrshme që duhet bërë, është që të mbyten financimet e huaja për hsumë aktivitete islamike në Britaninë e Madhe. Në vend të kësaj, kemi hyrë në atë që një miku im holandez e quan ‘zbutje krijuese’. Autoritetet bëjnë lëshime, që përpara se këto të kërkohen. Kështu, një bibliotekë publike në Birmingham, një prej më të njohurave, ka vendosur tryeza për gra, një eufemizëm që tregon vetëm gratë myslimane. Aeroporti i Birminghamit ka vënë në dispozicion një dhomë për adetet myslimane para lutjes. Asnjë fe tjetër nuk pritet në këtë mënyrë (as nuk duhet sipas pikëpamjes sime), kështu që përshtypja e krijuar është se, në një farë mënyre, Islami është favorit apo i privilegjuar. Edhe një herë, do të ishte e vështirë të kuptohej të zbulohej nëse autoritetet do të kishin marrë kërkesa të ngjashme. Ky nuk është vetëm një problem lokal. Shumë aeroporte europianë tashmë kanë një dhomë për ‘meditimin’. Shenja që përdoret për ta treguar ka pothuaj gjithmonë një konotacion islamik. Nga e gjithë kjo – përfundon Dalrymple në Wall Street Journal – terroristët krijojnë përshtypjen se jetojnë në një shoqëri të dobët, që do ta kenë të lehtë ta shkatërrojnë. E shohin tonën si një shoqëri arushësh pellushi dhe qirinjsh: ata vrasin, ne ndezim qirinj”.