Këngëtarja e re kosovare, Dua Lipa, ka marrë çmimin “Këngëtarja më e mirë e re” në ceremoninë MTV European Music Awards. Çmimi i madh për kosovaren vjen p" />

“Artistja më e mirë e re” – Dua Lipa reagon pas çmimit të fituar në MTV Ema

“Artistja më e mirë e re” – Dua Lipa reagon pas çmimit të fituar në MTV Ema

Këngëtarja e re kosovare, Dua Lipa, ka marrë çmimin “Këngëtarja më e mirë e re” në ceremoninë MTV European Music Awards.

Çmimi i madh për kosovaren vjen pas sukseseve sivjet me albumin e parë dhe hitin “New Rules” që ka arritur më shumë se gjysmëmiliardi klikime vetëm në YouTube.

Kosovarja nuk ka qenë e pranishme në ceremoninë e sotme të ndarjes së çmimeve, për shkak se momentalisht po qëndron në Amerikën Jugore në një turne muzikor.

Por, ajo përmes rrjetit social Twitter ka reaguar pas fitimit të çmimit.

“Artistja më e mirë e re në EMA!!! Ju dua shumë njerëz. Shumë faleminderit që keni votuar për mua! Çfarë familje!!! Faleminderit shumë”, ka shkruar ajo në Twitter pasi mori çmimin. /Insajderi.com