Arta Rama-Hajrizi rizgjidhet për një mandat të dytë në krye të Kushtetueses

Arta Rama-Hajrizi rizgjidhet për një mandat të dytë në krye të Kushtetueses

Gjykata Kushteteuse njofton se në seancën administrative të mbajtur më 22 maj 2018, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë votuar kryetaren aktuale të Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

“Kryetarja Rama-Hajrizi do të fillojë mandatin e saj të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor 2018, kur edhe përfundon mandati i saj i parë”, thuhet në një komunikatë të Gjykatës Kushtetuese.

Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është tri vjet.