Arsyetohet skulptori i bustit të Ronaldos: E pamundur të kënaqësh të gjithë

30.03.2017 19:24
Arsyetohet skulptori i bustit të Ronaldos: E pamundur të kënaqësh të gjithë

Skulptori që ka bërë bustin e bronztë të Cristiano Ronaldo-s ka pranuar se krijimi i tij mbase nuk është për të gjithë por ka insistuar se ylli i Real Madrid ka dhënë ‘OK’ e tij përpara se të zbulohej.

Emanuel Santos, një artist nga Madeira, është zgjedhur për të rikrijuar imazhin e katër herë kampionit të Ballon d’Or i cili do të zbukurojë Aeroporto Cristiano Ronaldo në Funchal.

Santos kaloi tre javë për të ndërtuar bustin përpara se të transportohej në kryeqytetin portugez për t’u lyer në bronz. Busti u zbulua të mërkurën nga presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, dhe do të qëndrojë përherë në hyrjen e terminalit.

Por teksa përdoruesit e mediave sociale e përqeshën duke e thënë, ndër të tjera, se i ngjante më tepër sulmuesit irlandez Niall Quinn se sa 32 vjeçarit, Santos ka insistuar se është i kënaqur me krijimin e tij.

“Është e pamundur të kënaqësh grekët dhe trojanët. As Jezusi nuk kënaqi të gjithë. Kjo është çështje shijeje, pra nuk është aq e thjeshtë sa duket. Ajo që ka rëndësi është impakti që ka gjeneruar ky punim. Gjithmonë do të jetë mundësia për të bërë diferencën, kam qenë i përgatitur për të gjitha këto. Edhe unë për të krijuar punimin kam përdorur foto të tijat që kam gjetur online. Vendosa fotot pranë meje dhe fillova të punoja me bustin,” shprehet artisti.

“Ronaldo-s i pëlqeu punimi, më kërkoi vetëm të hiqja disa rrudha që e bënin të dukej më i vjetër.”