Arsyetimi i Enriques për humbjen nga Deportivo La Coruna

12.03.2017 20:29
Arsyetimi i Enriques për humbjen nga Deportivo La Coruna

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se fitorja e madhe e skuadrës së Barcelonës ndaj PSG-së ka ndikuar në humbjen ndaj Deportivo La Corunas në kampionatin spanjoll.

Barcelona humbi me rezultat 2-1 nga Deportivo La Coruna, por Enrique ka thënë se katalanasit nuk e menaxhuan mirë sfidën ndaj La Corunas.

“Vetëm ata që kanë jetuar atë që ne kemi përjetuar gjatë kësaj jave e dinë se çfarë do të thotë për ne e gjitha kjo situatë”, deklaroi Luis Enrique për shtypin, njofton gazeta spanjolle Marca.

“Por profesionistët duhet të dinë se si të menaxhojnë këto situata, pasi gjithmonë do të ketë lojëra të vështira”, ka thënë Enrique.

Barcelona ndodhet në vendin e parë në renditjen e La Ligas, me një pikë më shumë se Real Madrid e cila ka edhe një ndeshje më pak. /Insajderi.com